Fotografitë pasqyrojnë atmosferën e ngrohtë familjare, emocionet e forta dhe çastet më të bukura të festës.

<
Foto: Dukagjin Lipa / Instagram

Një nga fotografitë që ka tërhequr më shumë vëmendje është ajo ku Dukagjin Lipa e shoqëron Duan drejt altarit, një moment tejet emocionues për çdo prind.

Po aq prekëse është edhe fotografia ku Dukagjini shfaqet me lot në sy, teksa mbante fjalimin e tij gjatë dasmës.

<
Foto: Dukagjin Lipa / Instagram
;

Mes fotografive të publikuara spikat edhe portreti familjar, ku familja shfaqet e bashkuar në këtë ditë të veçantë, si dhe një fotografi e Dukagjin Lipës me dhëndrin, Callum Turner, e cila pasqyron raportin e ngrohtë mes tyre.

><

Postimi i tij është mirëpritur nga fansat, të cilët kanë uruar çiftin dhe kanë komentuar me shumë emocion fotografitë e ndara nga kjo ditë e paharrueshme.

><
Foto: Dukagjin Lipa / Instagram

><
Foto: Dukagjin Lipa / Instagram

><

The post Dukagjin Lipa në lot gjatë martesës së Duas, publikon fotografi nga dasma madhështore appeared first on Veriu.info.