Gjatë një interviste në edicionin qëndror të lajmeve në Alsat, Besa Dullovi nga Lëvizja Studentore ka dhënë sqarime mbi provimin e jurisprudencës dhe përdorimin e gjuhës shqipe në procesin e tij. Sipas Dullovit, edhe pse ligji u’a njeh të drejtën kandidatëve shqiptarë që certifikatën finale ta kenë në gjuhën amtare, rruga deri te ajo mbetet e bllokuar nga barriera gjuhësore. Sipas Dullovit, kjo është një situatë sa ironike aq edhe diskriminuese duke shtuar se sipas rregullave në fuqi, çdo student që i përket komunitetit që përbën mbi 20% të popullsisë ka të drejtë të kërkojë që certifikata e jurisprudencës t’i lëshohet edhe në gjuhën shqipe. Megjithatë, Dullovi tha se këtu fillon dhe mbaron përdorimi I gjuhës shqipe në këtë proces.
“Më duhet të potencoj një fakt I cili është shumë interesant dhe shumë ironik sa I përket kësaj situate. Në kërkesën për dhënien e provimit të jurisprudencës parashihet se studenti I cili është pjesë e komunitetit,më së paku 20 %, në Maqedoninë e Veriut ka të drejtë të kërkoj që certifikata për dhënien e provimit të jurisprudencës të jipet edhe në gjuhën shqipe”, sqaroi Besa Dullovi nga Lëvizja Studentore.
“Pra, certifikatën mund ta merrni në gjuhën shqipe por provimit për të arritur deri te ajo certifikatë I nënshtroheni në gjuhën maqedonase dhe s’mund ti nënshtroheni në gjuhën shqipe? Po.Ky është realiteti. Ky është realiteti, fatkeqësisht”, tha Besa Dullovi nga Lëvizja Studentore. /alsat.mk
The post Dullovi: Certifikata e jurisprudencës mundet në shqip, provimi jo appeared first on Alsat.
