Në mes të përgatitjeve për Botërorin 2026, Denzel Dumfries ka kryer të mërkurën vizitat mjekësore me Real Madridin. Lajmi u konfirmua nga trajneri i Holandës, Ronald Koeman, pas humbjes 1-0 të portokallinjve, në miqësoren ndaj Algjerisë në “De Kuip”.
“Unë i dhashë lejen, – deklaroi Koeman. – Nuk e di nëse transferimi është mbyllur plotësisht. Sidoqoftë, nëse dikush e meriton, është ai. Edhe pse do të preferoja ta shihja te Barcelona”, – shtoi ai me ironi, duke iu referuar të ardhmes së lojtarit që sipas raportimeve do të largohet nga Interi për të firmosur me Real Madridin, pas pagesës së klauzolës prej 20 milionë eurosh.
Dumfries, 30 vjeç, kishte kaluar nga PSV tek Interi pesë vite më parë, ku fitoi dy tituj kampioni në Itali dhe luajti dy finale të Ligës së Kampionëve. Ai ndodhej në grumbullim me Holandën, por i pezulluar për miqësoren, gjë që i lejoi të kryente procedurat mjekësore para zyrtarizimit te Real Madridi.
The post Dumfries kryen vizitat mjekësore te Real Madridi, me lejen e Koeman: “E meriton, edhe pse do preferoja Barcelonën…” appeared first on Telesport.
