Plani i Bayern për sezonin e ardhshëm po merr formë pak nga pas. Me udhëzimet e ish-presidentit Uli Hoeness, drejtuesit bavarez kanë në plan të shtojnë radhën e lojtarëve gjermanë në skuadër.

Faza e parë ishte rinovimi me Musialën. Me pagë bruto 400 mijë euro në javë, mesfushori ofensiv do të bëhet lojtari më i shtrenjtë i skuadrës (rreth 25 mln euro bruto në vit).

Faza e dytë do të jetë transferimi me parametra zero i mbrojtësit Tah nga Bayer Leverkusen. Bayern e kërkoi edhe në verë, por “Aspirinat” refuzuan ofertën 18 mln euro plus 2 mln euro bonuse.

Gjermani i tretë do të jetë Florian Wirtz. Mesfushori polivalent llogaritet si gjermani më i kushtueshëm në Gjermani. Bayer Leverkusen kërkon 120 mln euro për të dhe Bayern është gati të paguajë.

The post Dy gjermanë në merkato për 120 mln euro, Bayern rikthehet si në kohët e vjetra! appeared first on Telesport.