Deri në orën 12:00, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej tre zjarre në hapësira të hapura. Një zjarr është ende aktiv, ndërsa dy janë shuar plotësisht. Zjarri aktiv ka në zonën shumëfunksionale “Jasen” në komunën e Makedonski Brod dhe ka përfshirë pyll të përzier. Në komunën e Manastirit, pranë fshatit Sërpci, është shuar një zjarr në vegjetacion të ulët, ndërsa në Strumicë – në fshatin Bansko, është shuar një zjarr në deponi.

“Shiu i dobët që ra gjatë ditës së djeshme nuk ishte aspak i mjaftueshëm për ta shuar, prandaj një falënderim i madh për “ujqërit” e ushtrisë, të cilët gjatë ditës së djeshme kontribuuan që të shuhet plotësisht të paktën krahu i sipërm, me mbështetjen e të punësuarve në “Jasen”, një ekipi nga Pyjet Kombëtare, si dhe një ekip zjarrfikësish nga Makedonski Brod dhe brigada e zjarrfikësve nga Qyteti i Shkupit”, tha Stojançe Angelov, Drejtor DMSH.