Nesër nis zyrtarisht edicioni i tretë i “Ferma VIP”-it, një aventurë televizive që pritet të mbajë personazhet të izoluar deri në mesin e muajit qershor.
Teksa kureshtja për emrat e rinj është gjithmonë e pranishme, Prive By Liberta Spahiu ka mësuar për dy artistë nga Kosova kanë pranuar sfidën e jetesës rurale, larg luksit dhe komoditetit të përditshëm.
I pari është Khuba, emri i vërtetë i të cilit është Shkëlzen Rexhaj. Artisti që jeton në Gjermani spikati në vitin 2019 në “Kënga magjike” me këngën “Ndryshe”, ku rrëmbeu çmimin “Best New Artist” dhe mori vëmendje me deklaratën se projekti ishte një dedikim i hapur për ish-të dashurën e tij. Pas këtij debutimi, ai u rikthye në po të njëjtin festival gjatë vitit 2025.
E dyta, siç merr vesh Prive By Liberta Spahiu është Gresa Sekiraqa, një emër që rrugëtimin e nisi nga skena e “The Voice of Albania”.
Megjithatë, Gresa nuk e ka lënë muzikën pas dore siç mund të mendohej. Ajo u rikthye me një projekt “2 në 1” në tetor të vitit 2025 të titulluar “Kriminela x Kontrolla”, për të vazhduar më pas në muajin dhjetor me publikimin e këngës “Delulu”, projekte që morën jo pak vëmendje duke e pozicionuar si artiste premtuese.
Pjesëmarrja e saj në këtë format merr tjetër vëmendje kur i rikthehemi një deklarate të saj të kohëve më parë, ku shprehej se të hysh në formate të tilla në Kosovë është si të hysh në Shtime, duke theksuar se do të pranonte të bëhej pjesë vetëm e një reality shou në Shqipëri.
Dëshira iu plotësua, por këtë herë rruga e çon drejt punëve të ashpra të një ferme dhe jo drejt luksit. Se sa do të rezistojnë në garë, kjo mbetet për t’u parë.
The post Dy kosovarë nesër bëhen pjesë e “Ferma VIP”-it appeared first on Veriu.info.
