Real Madrid është duke fituar 3-1 ndaj Real Sociedad pas 45 minutave të para, në sfidën që po luhet në “Santiago Bernabeu”, e vlefshme për javën e 24-të në La Liga.

Madrilenët gjetën avantazhin që në minutën e pestë, ku pas një krosimi perfekt nga krahu të Alexander Arnold ishte Gonzao Garcia që preku topin sa për të devijuar në rrjetë. Një asist i mrekullueshëm i Alexander Arnold, duke na rikthyer te kohët e tij të arta te Liverpool. Në minutën e 20-të, Dean Hujisen pengon brenda zone Yangel Herrera, penallti për Real Sociedad. Mikel Oyarzabal tregohet i saktë nga pika e bardhë dhe barazon shifrat 1-1.

Megjithatë, kundërpërgjigjja e Real Madridit ishte e shpejtë. Në minutën e 24-të, Vinicius Junior pengohet brenda zone, arbitri jep penallti, braziliani tregohet i saktë nga 11-metrat dhe kalon në avantazh 2-1 “Los Blancos”.

Në minutën e 31-të, që shënoi golin e tretë për Real Madridin, me një goditje plot klas me të djathtën në kufijtë e zonës së rreptësisë. Pjesa e parë mbyllet 3-1 për Real Madridin.

SHIKOGOLAT

The post Dy penallti në secilën anë, Arnold si në kohët e vjetra dhe supergoli i Valverde (video) appeared first on Telesport.