
Dy persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi sot në rrugën ekspres Shtil-Koçan, pranë fshatit Trkanjë.
Në aksident u përfshinë dy automjete, një “Peugeot” dhe një “Volkswagen”. Një nga automjetet u përfshi nga flakët, duke kërkuar ndërhyrjen e njësisë së zjarrfikësve nga Koçani.
