Gjatë inspektimit që bëri ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në Klinikën e rinovuar të Urologjisë pranë Qendrës Klinike “Nënë Tereza”, drejtori i kësaj Klinike, Bashkim Shabani njoftoi se janë në përfundim të vendosjes së një metode të re kirurgjikale, vendosjes e modulatorëve neurosakral, me çka, sipas tij, nuk do të ketë më nevojë që pacientët të dërgohen jashtë shtetit për trajtim të sëmundjeve urologjike. Në deklaratë për TV21, Shabani tha se tashmë janë vendosur dy metoda të reja kirurgjikale në këtë Klinikë, të cilat janë pa pagesë.
“Dua të përmendi edhe diçka që gati për një vit që kemi ardhur si drejtor menaxhues këtu, dmth kemi filluar me dy procedura kirurgjikale që nuk janë bërë asnjëherë këtu në Klinikë. Metodologji të reja. Krejtësisht janë të reja. Dmth organizimi është bërë nga ana jonë, bashkë me kolegët. Vendosja e sfinkterëve artificial dhe protezave penile, me atë që kemi arritur me drejtorin e Fondit dhe ministrin e Shëndetësisë, që këta intervenime të jenë pa pagesë, dmth i mbulon Fondi i Shëndetësisë. Pastaj jemi në fazë të implementimit të një metode kirurgjikale, për modulatorët neurosakral, edhe ne nuk dërgojmë asnjë pacient për trajtim jashtë, dmth gjithë intervenimet urologjike do të bëhen këtu. Nuk kemi nevojë pacientë të dërgojmë jashtë? Po, të dërgojmë për trajtim jashtë”, tha mes tjerash Shabani.
