Policia ka arrestuar në Shkup dy shtetas të Kosovës, të moshës 30 dhe 44 vjeç, nën dyshimin për falsifikim parash. Gjatë kontrollit të automjetit ku udhëtonin ata, janë gjetur valuta të ndryshme në vlerë prej rreth 230 mijë eurosh, përcjell TV21.
“Më 03.08.2026, në Shkup, zyrtarët policorë nga Njësia e Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup kanë arrestuar F.R. (30) dhe T.T. (44), të dy shtetas të Republikës së Kosovës, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “falsifikim parash” sipas nenit 268 të Kodit Penal. Gjatë kontrollit të një automjeti të tipit “Golf”
