Interi po përgatitet për ndryshime të thella në skuadër në merkaton e verës. Në Milano ka ardhur koha për disa largime të rëndësishme, edhe nëse dhembin.
Francesco Acerbi, Stefan de Vrij dhe Matteo Darmian janë në muajt e fundit të kontratave dhe nuk do të përfitojnë rinovim.
Portieri Yann Sommer, gjithashtu, është drejt largimit. Zikaltrit tashmë janë në kërkim të një zëvendësuesi. Një opsion i përmendur shpesh është Guglielmo Vicario i Tottenham.
Henrikh Mkhitaryan pritet t’i japë fund përfundimisht aventurës së tij tek Interi, ndërkohë që dy largime pritet të jenë lajmet e këqija për tifozët zikaltër: Nicolo Barella dhe Marcus Thuram.
Mesfushori nuk ka klauzolë largimi dhe mund të shitet rreth 80 mln euro, kurse sulmuesi vlerësohet rreth 60 mln euro.
The post Dy titullarë shiten në verë, Interi përgatit revolucionin e dhimbshëm për tifozët appeared first on Telesport.
