Pas eliminimit të Skocisë dhe Republikës Çeke nga Kupa e Botës, që pas përfundimit të fazës së grupeve, edhe trajnerët e këtyre dy kombëtareve kanë dhënë dorëheqjen nga detyra.
Epoka e trajnerit Steve Clarke në krye të ekipit kombëtar të Skocisë filloi në vitin 2019. Ai gjithmonë kishte planifikuar të largohej nëse Kupa e Botës nuk do të shkonte sipas planit. “Nëse do të kishim kaluar grupin do të qëndroja”, tha Clarke.
Një vendim disi surprizë, pasi ai kishte nënshkruar një kontratë 4-vjeçare për ta drejtuar Skocinë në Euro 2028 dhe Kupën e Botës 2030. “Turneu nuk shkoi ashtu siç donim”, tha Clarke.
Ndërkohë, dështimi i Republikës Çeke i kushton trajnerit Koubek vendin e punës. Presidenti i Federatës Çeke të Futbollit, David Trunda, u takua me ish-trajnerin Miroslav Koubek dhe pranoi dorëheqjen e tij.
“Pas dështimit në Kupën e Botës, për të cilin ndihem përgjegjës si trajner, kam vendosur t’ia dorëzoj mandatin tim presidentit. Aventura ime me Republikën Çeke mbaron këtu“, tha Koubek.
The post Dy trajnerë të tjerë japin dorëheqjen nga kombëtaret pas eliminimit nga Kupa e Botës appeared first on Telesport.
