Raymond Domenech, ish-trajneri i kombëtares franceze, ka komentuar mënyrën e lojës që po bën Real Madrid pas ardhjes së Kylian Mbappe këtë verë. Sipas tij,  për trajnerin Carlo Ancelotti situata është bërë më e vështirë pas ardhjes së francezit.

Unë mendoj se Vinicius dhe Mbappe nuk mund të punojnë së bashku, nuk mund të luajnë shumë mirë së bashku. Njëri nga të dy duhet të ndryshojë stilin e lojës apo… Këtë gjë Ancelotti besoj se e di shumë mirë

”, komenton Domenech.

Ndoshta do të duhet edhe pak kohë sa të adaptohen mirë, por të shohim. E shoh të vështirë nëse njëri nga të dy nuk ndryshon”, tha Domenech, që dha një koment edhe për fitimin e Topit të Artë nga Rodri.

Është një gjë e mirë, mendoj. Rodri përfaqëson futbollin kolektiv. Ai nuk është një lojtar që luan për veten e tij, por për skuadrën. Është një gjë e rëndësishme që gazetarët e kuptuan dhe votuan për të”, u shpreh Domenech.

The post “Dyshja Vinicius-Mbappe nuk mund të funksionojë së bashku, Ancelotti duhet të ndryshojë diçka” appeared first on Telesport.