Portieri i PSG-së, Lucas Chevalier, u mbrojt të hënën nga akuzat se mbështet ekstremin e djathtë, pasi duket se kishte pëlqyer një video të diskutueshme në rrjetet sociale. Portieri francez u bë objekt kritikash dhe fyerjesh nga disa përdorues online.

Në videon në fjalë, shihej një ish-deputet konservator francez që deklaronte se do të preferonte të votonte për partinë e ekstremit të djathtë “Rassemblement National” sesa për kandidatin e majtë në zgjedhje. Chevalier publikoi një mesazh të gjatë në Instagram për të sqaruar situatën dhe mohuar çdo lidhje me ekstremizmin e djathtë.

“Është tronditëse të kuptosh që, ndërsa shfleton internetin dhe pëlqen një postim pa e vënë re, zgjohesh nga gjumi për t’u përgatitur për ndeshjen dhe zbulon se imazhi yt është shkatërruar për një pakujdesi të vetme. Kjo më zemëron shumë, – shkroi ai. – Kushdo që më njeh e di se prindërit dhe familja më kanë mësuar vlera e respekt. Tentuan të më paraqesin si fashist dhe sulmuan si mua, ashtu edhe familjen time”.

The post E akuzuan për fashizëm, reagon i indinjuar portieri i PSG: Më kanë shkatërruar imazhin appeared first on Telesport.