Volejbollistja braziliane Nayara Ferreira, e cila së fundi është pezulluar nga aktivitetet sportive në vendin tonë nga FSHV-ja, ka reaguar në lidhje me akuzat që i janë bërë në lidhje me gjininë e saj. Ferreira, 32 vjeçe dhe lojtare e Dinamos në Superligën shqiptare, ka komentuar situatën rreth saj në media.
Në një prononcim për “Shqipëria Live” në Top Channel, ajo ka sqaruar situatën, duke u shprehur: “Ka qenë e tmerrshme dhe e vështirë, por njerëzit do të pendohen që kanë bërë këtë padrejtësi sepse unë jam thjesht një vajzë, që është e lirë dhe që ka të drejtën të ekzistojë për t’u veshur dhe për të vepruar ashtu si ndjeshëm më mirë dhe e vërtetë”.
“Unë nuk jam një grua e rreme, jam një grua e fortë, me shumë luftë pas vetes. Gjithmonë kam luftuar për të arritur qëllimet e mia dhe nuk do të pranoj që këta njerëz të më rrëzojnë dhe të më përbaltin pa asnjë arsye. Unë jam unë, Nayara, dhe jam e lirë të jem ajo që dua të jem, ashtu si të gjitha gratë në botë
Pak ditë më parë, Nayara Ferreira është pezulluar nga aktivitetet nga Federata Shqiptare e Volejbollit, që i ka kërkuar të bëjë testin e gjinisë. Kjo, pas kërkesës së disa klubeve, që kanë ngritur dyshime se ajo ka ndryshuar gjini. Lojtarja nuk ka luajtur në ndeshjet e fundit me Dinamon, madje sipas trajnerit Koja edhe nuk është stërvitur.
The post E akuzuar për gjininë e saj, reagon volejbollistja braziliane: Do të pendohen që kanë bërë këtë padrejtësi appeared first on Telesport.
