Francesco Pio Esposito shënoi dy gola në fitoren 3-1 të Italisë ndaj Francës në “San Siro”, në Ligën e Kombeve, duke e çuar numrin e përgjithshëm të golave ​​në nëntë, në vetëm 14 paraqitje me ekipin kombëtar.

Pa harruar këtu edhe 3 golat që ka shënuar deri tani më Interin në Serie A, Pio Esposito po përjeton një moment të rëndësishëm në karrierën e tij, gjë që e tregon edhe interesimi i madh i klubeve të tjera.

21-vjeçari është vënë në shënjestër nga klube të ndryshme, përfshirë Arsenalin dhe Manchester Unitedin, por agjenti i yllit italian siguron se “e ardhmja e tij është te Inter, pa asnjë dyshim, për shumë vite të tjera”.

“E ardhmja e tij është te Interi, pa asnjë dyshim. Pio është rritur te Interi dhe është shumë i lumtur në Milano. Klubi gjithmonë ka treguar se ai i përket këtij ambienti dhe ka shprehur mirënjohje; nuk janë kursyer kurrë. Ai me siguri do të mbetet te Interi për shumë vite”, tha Mario Giuffredi, agjenti i tij, në një intervistë të fundit për mediet italiane.

The post “E ardhmja e tij është tek Inter”, agjenti qetëson zikaltrit pas interesimit të Arsenal dhe Man. United appeared first on Telesport.