Në mbledhjen e sotme, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, miratoi rregullin për aktivizimin e detyrueshëm të lojtarëve të rinj në kampionatet kombëtare, i cili do të hyjë në fuqi duke nisur nga sezoni sportiv 2026–2027.

Vetë kreu i FSHF-së, Armand Duka ka reaguar pas këtij lajmi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook.

“E ardhmja nuk pret. Ajo ndërtohet me vendime të guximshme. Më shumë besim te talentet tona. Më shumë mundësi për brezin e ri. Një vizion i qartë për zhvillimin e futbollit shqiptar”, shkruan Duka.

Në fakt, kishte kohë që është kërkuar nga tifozët, analistët dhe vetë protagonistët e futbollit vendas, miratimi i një rregulli të tillë. Në vendet fqinje është miratuar prej kohësh dhe i ka dhënë direkt frytet e para.

Më shumë mundësi për talentet vendase, FSHF miraton aktivizimin e detyrueshëm për lojtarët e rinj në kampionatet kombëtare

The post “E ardhmja nuk pret. Ajo ndërtohet me vendime të guximshme”, Duka reagon pas vebdimit të rëndësishëm të miratuar sot nga FSHF appeared first on Telesport.