Julian Alvarez është momentalisht lojtari më i përfolur në botë, pasi argjentinasi ka futur në “sherr”, tre klubet e mëdha të Spanjës: Atletico Madridin, Real Madridin dhe Barcelonën.

Ditën e djeshme, Real Madrid përmes një komunikate zyrtare deklaroi se kishin bërë një ofertë zyrtare 150 milionë euro për Alvarez, por që ishte refuzuar nga Atletico Madrid. Më pas erdhi edhe reagimi i “Colchoneros” përmes postimeve në rrjetin social X, ku bënin ironi me rivalin e tyre të qytetit, Real Madrid.

Ndërkohë në El Partidazo de COPE është zbuluar një tjetër prapaskenë e bujshme. Barcelona dhe Atletico Madrid kanë pasur një marrëveshje paraprake mes tyre për transferimin e mundshëm të Julian Alvarez për shifrën 150 milionë euro. Marrëveshja dështoi, sepse oferta zyrtare e Barcelonës ishte 100 milionë euro, gjë që acaroi së tepërmi klubin madrilen.

The post E BUJSHME: Barcelona dhe Atletico arritën marrëveshjen paraprake për Alvarez, por ja pse dështoi në fund appeared first on Telesport.