Bernardo Silva po luan sezonin e fundit me Manchester City dhe në verë do largohet si lojtar i lirë pas plot 9 sezonesh. Për mesfushorin portugez ka interes të madh nga disa klube, ku sigurisht nuk mungojnë as ofertat e majme nga Arabia Saudite.
“Calciomercato.com”, raporton se agjenti i lojtarit, Jorge Mendes, ka nisur kontaktet e para me dy klubet e mëdha të Serie A: Juventus dhe Milan. Për momentin, pengesa kryesore është paga e lartë që merr mesfushori portugez prej 10 milionë eurosh në sezon.
Vetë Bernardo Silva nuk ka dhënë asnjë sinjal për të ardhmen e tij, por për momentin është i fokusuar të japë më të mirë në fushë për Man. City-n. “E di saktësisht se çfarë do të bëj, por nuk është koha për të folur për këtë. Është koha të përqendrohem këtu, të përqendrohem te City, të përpiqem të bëj më të mirën që mundem për ta rikthyer klubin aty ku duhet të jetë… Sa i përket kontratës sime, jam plotësisht i përqendruar për të pasur një sezon të mirë, sa më mirë që mundem, për të performuar në mënyrën time më të mirë dhe për ta rikthyer ekipin dhe klubin në nivelin që meritojnë”, u shpreh portugezi në një intervistë të fundit të pak ditëve më parë.
The post E BUJSHME: Bernardo Silva drejt Serie A, e duan dy klubet e mëdha appeared first on Telesport.

