Tashmë dihet nga të gjithë që Robert Lewandowski do të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni, si lojtar i lirë. Por, largimi i lojtarit mund të ndodhë më shpejt.

Mediet italiane raportojnë se Milan ka nisur kontaktet e drejtpërdrejta me agjentin e polakut Pini Zahavi, për një transferim të mundshëm të tij që në merkaton e janarit.

Ende nuk flitet për shifra dhe detaje të tjera ekonomike, pasi jemi në fazat e para të bisedimeve, por duket se Milan e ka shumë seriozisht për transferimin e Lewandowski-t.

Edhe pse është 37 vjeç, Lewandowski ka treguar që është ende në formë të mirë. Këtë sezon polaku ka shënuar 4 gola në 11 ndeshje dhe aktualisht është i dëmtuar, ndërsa sezonin e kaluar shënoi 42 gola në 52 ndeshje, duke qenë protagonist në sukseset e Barcelonës.

The post E BUJSHME: Milan projekton goditjen e madhe të janarit… te Barcelona appeared first on Telesport.