Edhe pse nuk është ende zyrtare, tashmë dihet nga të gjithë që Alvaro Arbeloa do të largohet në fund të këtij sezoni nga drejtimi i Real Madridit. Për trajnerin e ri të Real Madrid, edhe pse janë përmendur shumë emra, tre prej tyre janë kandidatë real: Jurgen Klopp, Mauricio Pochettino dhe Jose Mourinho.

Sipas “The Athletic”, Florentino Perez është gati të vendosë një bast të madh për trajnerin e ri të Real Madridit. Presidenti i “Los Blancos” është një fans të themi i Jose Mourinho dhe është gati të mirëpres portugezin për një rikthim të dytë në Madrid.

Vetë Mourinho nga ana e tij ka lënë të kuptohet se është pro rikthimit te Real Madrid këtë verë dhe është gati të ndahet me Benfica-n.

The post E BUJSHME: Perez vendos bastin e fort, ky është i preferuari i tij për trajnerin e ri të Real Madridit appeared first on Telesport.