Shkarkimi i trajnerit Erik ten Hag nga Manchester United ishte lehtësisht i pritshëm. Performancat e fundit të “Djajve të kuq” këtë sezon ishin tepër zhgënjyese.

Holandezi tashmë është i shkarkuar, por do të përfitojë 25 mln euro gjithsej bazuar në kontratën që kishte me klubin anglez.

Mediat britanike raportojnë se emri më i nxehtë i momentit për të marrë frenat e skuadrës është trajneri i kombëtares gjermane, Julian Nagelsmann.

Madje, Manchester United pranon ta lejojë teknikun të drejtojë Gjermaninë deri në fund të sezonit, ndoshta për t’i liruar vendin më pas strategut Jurgen Klopp.

The post E bujshme: Trajneri i Gjermanisë merr drejtimin e Manchester United? appeared first on Telesport.