Publikun sportiv brazilian e ka tronditur një lajm i dhimbshëm.

Futbollisti i ri, vetëm 20 vjeç, Antoni Ilano, ka humbur jetën tragjikisht në një aksident rrugor në shtetin e Piauit. I riu po udhëtonte me motoçikletë gjatë natës, kur në një moment u përplas me një lopë që ndodhej në mes të rrugës.

Pamjet e sigurisë kanë regjistruar çastin dramatik të aksidentit, ku duket se Ilano nuk arriti të reagojë në kohë për të shmangur kafshën. Pas përplasjes, ai mbeti i shtrirë në asfalt pa ndjenja. Disa kalimtarë u afruan menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë, por fatkeqësisht, futbollisti kishte ndërruar jetë menjëherë pas goditjes.

The post E dhimbshme! Futbollisti përplaset me lopën dhe humb jetën në rrugë appeared first on Telesport.