Real Madridi është i interesuar për Riccardo Calafiori.

Sipas AS, Los Blancos i kanë kërkuar Arsenalit informacion për mbrojtësin italian që tashmë e njeh Mourinhon, trajnerin e ardhshëm të Realit. Për momentin palët nuk kanë shkuar përtej një telefonate.

Real Madridi vazhdon të jetë shumë aktiv në merkato dhe ka një objektiv të ri në mbrojtje: Riccardo Calafiori.

Los Blancos do të kishin pasur një kontakt fillestar eksplorues me Arsenalin për të kuptuar nëse ka ndonjë hapje nga Topçinjtë për mbrojtësin, një nga protagonistët e sezonit që kulmoi me fitoren e Premier League.

Operacioni i mundshëm do të ndiqej personalisht nga Alessandro Lucci, agjenti i lojtarit, i cili ishte vendimtar në verën që dërgoi Calafiori-n nga Bologna tek Arsenal.

Pas interesimit të Realit qëndron edhe José Mourinho, i cili është gati të rikthehet në pankinën madrilene. Trajneri portugez e njeh Calafiorin që nga koha e tij te Roma, ku mbrojtësi u rrit.

Lojtari ishte në fakt ndër të ‘pastruarit’ pas humbjes 6-1 kundër Bodo Glimt në Europa League, por marrëdhënia e tyre ka qenë gjithmonë e mirë. Që atëherë, karriera e tij ka marrë hov mes Baselit, Bologna-s (mbi të gjitha) dhe ‘thirrjes’ në Premier League.

Një lojtar që në sezonin e fundit ishte pjesë e rëndësishme e rotacioneve të Arsenalit të Artetës, kampion i Anglisë dhe finalistë në Champions League.

The post E do Mourinho, Real i telefonon Arsenal-it për yllin e mbrojtjes appeared first on Telesport.