Bayern Munich nxjerr në shitje Leroy Sane për një shifër që varion 20-25 milionë euro. Kontrata e mesfushorit mbaron në qershor dhe klubi bavarez nuk do që të largohet falas.

28-vjeçari dhe klubi bavarez nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovim, ndaj largimi i tij në verë është i sigurt. Rikthimi i Sane në Premier League duket një mundësi reale, ku interesohen Chelsea dhe Liverpool.

Klubi i kuq e sheh si një përforcim për të plotësuar më së miri nevojat sulmuese të Slot, ndërsa Chelsea e konsideron Sane-n si lojtarin e duhur në krah, ku blutë kanë pasur mjaft vështirësi këtë sezon.

Bayern mund të ul edhe çmimin e lojtarit duke mos dashur që ai të largohet falas drejt Premier League në verë.

The post E duan Chelsea dhe Liverpool. Bayern nxjerr në shitje mesfushorin për 20-25 milionë euro appeared first on Telesport.