Sulmuesi brazilian Matheus Cunha, një nga personazhet më të kërkuara në Premier League, thotë se ia ka bërë të qartë skuadrës së Wolves se dëshiron të transferohet në një klub më të madh këtë verë.
Një deklaratë që vjen pavarësisht vendimit të tij për të zgjatur kontratën deri në vitin 2029 në janar, kur ai ishte në qendër të merkatos. “Sky Sports News” ka zbuluar se Cunha, 25 vjec, ka një klauzolë lirimi prej 62.5 milionë eurosh në kontratën e tij që mund të aktivizohet këtë verë.
Cunha deklaroi se nuk dëshironte të linte Wolves në mes të sezonit, ndërsa siguria e klubit për të qëndruar në Premier League nuk ishte e garantuar. “Tani jemi afër arritjes së qëllimit tone. E kam bërë të qartë se duhet të bëj hapin tjetër. Dua të luftoj për tituj, për gjëra të mëdha. Unë kam potencial”, tha Cunha.
Më tej, braziliani tha: “Kam pasur shumë oferta, por nuk do të ndihesha mirë nëse do ta kisha bërë atë lëvizje në janar. Disa gjëra nuk mund t’i kontrolloni, por unë nuk mund të largohesha nga klubi në mes të sezonit, në një situatë të vështirë, në zonën e rënies“.
“Ndonjëherë gjithçka që duam në jetë është dashuria. Njerëzit mendojnë se ne kemi gjithçka, por ne jemi gjithashtu qenie njerëzore. Ne kemi nevojë për pak mirëkuptim, ne kemi vështirësitë tona”, u shpreh braziliani, 31 gola në 85 ndeshje në Premier.
“Ujqërit” ma kthyen atë gëzim. Tifozët më kanë dhënë shumë. Statusi që kam sot, lojtari që jam tani dhe lumturia që po ndiej, është për shkak të tyre. Unë i jam vërtet mirënjohës Wolves”, tha Cunha.
The post E kërkojnë skuadrat “big” në Premier, braziliani pranon të transferohet: Koha për të luftuar për tituj appeared first on Telesport.
