Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz pësoi një eliminim të papritur ndaj Zizou Bergs në turneun “Shanghai Masters 1000”, çka zyrtarizon renditjen e re për meshkuj deri në fund të këtij viti.

Me këtë humbje, Alcaraz nuk mund të luftojë më për vendin e parë dhe, rrjedhimisht, tenisti gjerman Alexander Zverev do ta mbyllë vitin si “numri 1” i ri i botës, duke kaluar edhe italianin Jannik Sinner.

Ky i fundit, që nuk luan prej 3 muajsh, e përfundoi sezonin para kohe për shkak të një problemi në gjurin e djathtë. Aktualisht Zverev është numri 2, por së shpejti do të zyrtarizohet si “numri 1”.

Që nga krijimi i ATP-së (në vitin 1973), Zverev do të jetë gjermani i parë dhe lojtari i dymbëdhjetë evropian që e mbyll sezonin si numri një i botës. Ai do ta arrijë këtë sukses në moshën 29-vjeçare, 5-mujore dhe 24-ditore.

Një fakt interesant: Kjo shënon herën e parë që një lojtar e di se do ta mbyllë sezonin si numri një i botës pa e mbajtur kurrë më parë vendin e parë, qoftë edhe për një javë të vetme.

The post E konfirmuar!!! As Sinner dhe as Alcaraz, një gjerman do ta mbyllë vitin si “numri 1” në botë appeared first on Telesport.