Fantasy Premier League (FPL) është një lojë ku ti zgjedh lojtarë të vërtetë të Premier League dhe merr pikë në varësi të performancës së tyre në ndeshjet reale.

Në fillim ndërton skuadrën tënde, zgjedh formacionin titullar, cakton kapitenin për atë javë dhe më pas menaxhon ekipin gjatë gjithë sezonit. Mund të luash kundër miliona menaxherëve në të gjithë botën, si edhe të krijosh liga për të konkurruar me shokët, familjen apo kolegët.

Kur fillon të luash, ka shumë informacione për të mësuar. Nis me bazat më poshtë dhe më pas mund të hysh më thellë.

Fantasy Premier League në 60 sekonda

Në FPL, të jepet një buxhet me të cilin duhet të ndërtosh një skuadër me lojtarë të Premier League. Lojtarët e tu marrin pikë për veprime që bëjnë në ndeshjet reale, si golat, asistet dhe ndeshjet pa pësuar gol.

Ndeshjet e Premier League ndahen në 38 Gameweeks gjatë sezonit. Nga skuadra jote prej 15 lojtarësh, zgjedh 11 që do të marrin pikë për ty gjatë Gameweek-ut. Të tjerët i lë në stol dhe zgjedh një kapiten, pikët e të cilit dyfishohen.

Me anë të transfereve mund të përmirësosh skuadrën, të zëvendësosh lojtarët e dëmtuar dhe të synosh ndeshje më të favorshme.

Gjatë sezonit mund të përdorësh edhe katër chips të ndryshme për të rritur pikët e tua në një Gameweek.

Qëllimi është të grumbullosh sa më shumë pikë gjatë sezonit dhe të ngjitesh sa më lart në renditje, ndërkohë që konkurron në liga me menaxherë të tjerë.

Hapi 1: Ndërto skuadrën

Hapi i parë është të zgjedhësh një skuadër me 15 lojtarë, duke qëndruar brenda buxhetit prej £100.0m.

Një skuadër e mirë për të nisur zakonisht përbëhet nga:

15 lojtarë që luajnë rregullisht titullarë për ekipet e tyre.

Lojtarë ofensivë, si sulmues dhe mesfushorë, që kanë më shumë mundësi të shënojnë gola ose të japin asiste.

Mbrojtës dhe portierë që kanë mundësi të marrin cleansheets, pra kur skuadra e tyre nuk pëson gol.

Një formacion titullar të fortë, me disa alternativa të mira në stol në rast se ndonjë nga titullarët nuk luan.

Një ose dy lojtarë të provuar, me histori të mirë në marrjen e pikëve Fantasy, të cilët mund t’i vendosësh kapiten në çdo Gameweek për pikë të dyfishta.

Hapi 2: Zgjidh formacionin titullar

Në çdo Gameweek, zgjedh 11 lojtarë nga skuadra jote prej 15 lojtarësh.

Këta 11 janë lojtarët që mund të marrin pikë për ty në atë Gameweek. Zëvendësuesit vendosen në një renditje të caktuar në stol dhe do të futen në lojë sipas atij rendi nëse një nga 11 titullarët nuk luan.

Kur zgjedh ekipin, mendo për këto:

Cilët lojtarë kanë më shumë mundësi të jenë titullarë?

Cili portier dhe cilët mbrojtës kanë ndeshjen më të favorshme për të marrë një cleansheet?

Cilët lojtarë ofensivë kanë ndeshjen më të mirë për të shënuar ose dhënë asist?

A i ke vendosur zëvendësuesit në rendin e duhur?

Hapi 3: Zgjidh kapitenin

Kapiteni është një nga vendimet më të rëndësishme në FPL, sepse pikët e tij në atë Gameweekdyfishohen.

Zakonisht duhet të zgjedhësh si kapiten një lojtar që:

Ka shumë mundësi të jetë titullar.

Ka potencial të madh për të marrë pikë, për shembull me gol, asist ose cleansheet.

Duhet të zgjedhësh edhe një vice-captain. Përdor të njëjtat kritere, sepse pikët e vice-captain-it do të dyfishohen nëse kapiteni yt nuk luan në atë Gameweek.

Hapi 4: Kupto si merren pikët

Lojtarët marrin pikë në varësi të asaj që bëjnë në ndeshjet e Premier League.

Disa nga mënyrat më të zakonshme për të marrë pikë janë:

Minutat e luajtura

Golat

Asistet

Cleansheets

Pritjet e portierëve

Pikët për kontributet defensive

Bonuspoints

Defensive contributions u japin lojtarëve që kanë më pak mundësi të shënojnë ose të japin asiste një mënyrë tjetër për të marrë pikë. Ato jepen për veprime defensive gjatë ndeshjes, si ndërhyrje, largime të topit dhe goditje të bllokuara. Mesfushorët mund të marrin gjithashtu pikë për defensive contributions duke rikuperuar topin për skuadrën e tyre.

Bonuspoints jepen në fund të ndeshjes për tre lojtarët me performancën më të mirë. Kjo bazohet në BonusPointsSystem (BPS), i cili merr parasysh veprimet e lojtarëve gjatë ndeshjes. Lojtarët që shënojnë gola ose japin asiste zakonisht kanë më shumë mundësi të marrin bonuspoints, por edhe mbrojtësit dhe portierët mund t’i marrin nëse mbajnë cleansheet.

Hapi 5: Bëj transfere për të përmirësuar skuadrën

Transfertet të lejojnë të ndryshosh skuadrën gjatë sezonit.

Mund t’i përdorësh për:

Të zëvendësosh lojtarët e dëmtuar ose të pezulluar.

Të marrësh lojtarë me ndeshje më të favorshme.

Të reagosh ndaj ndryshimit të formës së një lojtari.

Të lëvizësh buxhetin nga një pozicion në tjetrin.

Të marrësh lojtarë të rinj që janë bërë titullarë të rregullt.

Ke një transfer falas për çdo Gameweek, por mund të bësh edhe transfere të tjera nëse dëshiron. Çdo transfer shtesë të heq 4 pikë nga totali yt i Gameweek-ut. Kjo zakonisht quhet “pointshit”.

Nëse nuk e përdor transferten falas në një Gameweek, ai kalon në Gameweek-un tjetër. Mund t’i akumulosh transfertat deri në një maksimum prej 5 transfertash falas.

Hapi 6: Përdor chips në momentin e duhur

Chips janë avantazhe speciale që mund të të ndihmojnë në momente të rëndësishme të sezonit. Mund të përdorësh vetëm një chip në një

Gameweek.

Katër chips janë:

Wildcard: Mund të bësh transferime pa limit për të rindërtuar të gjithë skuadrën.

FreeHit: Ndryshon skuadrën vetëm për një Gameweek dhe më pas rikthehesh te skuadra që kishe më parë.

BenchBoost: Merr pikë nga të 15 lojtarët e skuadrës në një Gameweek.

TripleCaptain: Kapiteni yt merr pikë të trefishta në vend të pikëve të dyfishta.

Ka dy sete chips: një për pjesën e parë të sezonit dhe një për pjesën e dytë. Chips që nuk i përdor nuk kalojnë në periudhën tjetër, kështu që çdo chip i papërdorur humbet.

Hapi 7: Bashkohu në liga dhe konkurro me shokët

Ligat janë pjesa ku FPL bëhet edhe më social dhe konkurrues.

Automatikisht futesh në disa liga bazuar në kombësinë dhe klubin tënd të preferuar të Premier League. Por mund të krijosh ose të bashkohesh edhe në liga të tjera për të konkurruar me shokët, familjen dhe kolegët.

Çdo ligë ka gjithashtu një knockout cup competition.

Për të filluar, kliko te LeaguesandCups dhe më pas zgjidh Create a League. Nëse je ftuar në një ligë, kliko Join a League, pastaj Join an InvitationalLeague& Cup dhe vendos kodin kur të kërkohet.

Checklist-i i çdo Gameweek-u

FPL luhet Gameweek pas Gameweek-u, dhe çdo Gameweek ka një deadline që është 1 orë e 30 minuta para fillimit të ndeshjes së parë.

Para çdo deadline-i, kontrollo këto:

A i ke zgjedhur 11 titullarët?

A ke zgjedhur kapitenin dhe vice-captain-in?

A i ke vendosur zëvendësuesit në rendin e duhur?

A ke lojtarë të dëmtuar, të pezulluar ose që mund të mos jenë titullarë?

A ke nevojë të bësh ndonjë transfertë?

A po mendon të përdorësh ndonjë chip?

Fjalori i FPL

FPL ka shumë terma që do t’i mësosh ndërsa luan. Këta janë disa nga më të zakonshmit:

Gameweek: Një javë e Premier League ku lojtarët e tu marrin pikë.

Deadline: Ora deri në të cilën duhet të bësh ndryshimet për Gameweek-un e ardhshëm.

Squad: E gjithë skuadra jote prej 15 lojtarësh.

Starting 11: 11 lojtarët që ke zgjedhur në formacionin titullar.

Bench: Zëvendësuesit.

Captain: Lojtari që merr pikë të dyfishta.

Vice-captain: Lojtari që bëhet kapiten nëse kapiteni yt nuk luan.

Transfer: Zëvendësimi i një lojtari me një tjetër.

Freetransfer:Transfertë që nuk të kushton pikë.

Pointshit: Pikët që të zbriten nga totali për një transfertë shtesë.

Chip: Një avantazh special që mund të përdoret gjatë sezonit.

Wildcard:Chip që të lejon të bësh transferime pa limit.

FreeHit:Chip që ndryshon skuadrën vetëm për një Gameweek.

BenchBoost:Chip që lejon edhe zëvendësuesit të marrin pikë.

TripleCaptain:Chip që i trefishon pikët e kapitenit.

Cleansheet: Kur një skuadër nuk pëson gol.

Defensive contributions: Veprime defensive që mund të shpërblehen me pikë nëse lojtari arrin një numër të caktuar gjatë ndeshjes.

Return: Kur një lojtar merr pikë nga gol, asist ose cleansheet.

Bonuspoints: Pikë ekstra që u jepen lojtarëve me performancën më të mirë në një ndeshje.

Form: Tregon performancën e fundit të një lojtari në Fantasy.

Fixture: Një ndeshje e planifikuar e Premier League.

DoubleGameweek: Një Gameweek ku disa skuadra luajnë më shumë se një herë.

BlankGameweek: Një Gameweek ku disa skuadra nuk luajnë.

Pricechange: Kur çmimi i një lojtari në FPL rritet ose ulet.

The post E luan për herë të parë FPL? Lexo rregullat këtu! appeared first on Telesport.