Francisco Conceicao ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit që Juventus do të luajë në fushën e Udinese-s të shtunën në mbrëmje.

Lojtari portugez i është përgjigjur në lidhje me merkaton, duke u ndalur te bashkëkombësi i tij Bernardo Silva.

Mesfushori i Manchester City-t pritet të largohet nga skuadra angleze në fundin e këtij sezoni dhe Juventus-i është vënë në gjurmët e tij.

“A do t’ia këshilloja Bernardo-n Juventus-it? E njoh shumë mirë, e di që është i fortë, por nuk kemi folur për këtë. Nuk e di nëse Juventus-i do ta marrë, por nëse do të më pyeste, do t’i them se Juvja është një skuadër e madhe dhe se këtu duam të fitojmë.

“Çdo skuadër në botë do të donte ta kishte Bernardo Silva-n”, ka thënë Conceicao.

The post “E njoh shumë mirë”, Conceicao këshillon Juven: Çdo skuadër do të donte ta kishte appeared first on Telesport.