Ashtu si dhe shumë nga lojtarët e tjerë të Manchester City, edhe Gigio Donnarumma ka reaguar pas zyrtarizimit të vendimit nga Pep Guardiola për t’u larguar nga drejtimi i “Qytetarëve”, pas plot 10 vitesh.
“Një nga trajnerët më të mirë të të gjitha kohërave, jam me fat që kam luajtur nën drejtimin tënd. Pep, faleminderit për gjithçka”, shkruan Donnarumma në rrjetet e tij sociale.
Kujtojmë se gardiani italian u transferua verën e kaluar nga PSG te Man. City dhe sigurisht që fitoi direkt vendin e titullarit, edhe pse kishte rival një portier të talentuar si James Trafford.
Donnarumma ka kontratë me Manchester City-n deri në qershor të vitit 2030, por marrëveshja përfshin një mundësi për ta zgjatur atë për një sezon tjetër.
The post E pati trajner vetëm për një sezon, Donnarumma reagon shumë shkurt për largimin e Guardiolës appeared first on Telesport.
