Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka reaguar për vdekjen e këngëtarit Liam Payne, i cili dyshohet se ra nga ballkoni i dhomës së hotelit ku po qëndronte në Argjentinë.

Ora ka thënë se është e shkatërruar nga lajmi për vdekjen e Payne, me të cilin kishte realizuar edhe një këngë, për të cilën ka deklaruar se tash merr krejtësisht kuptim të ri për të, shkruan Express.

“Jam e shkatërruar Ai kishte shpirtin më të mirë, nuk do ta harroj kurrë. Më pëlqente shumë të punoja me të – ishte gëzim i madh ta kishe në skenë dhe jashtë saj. Ky lajm tragjik më thyen zemrën. Duke dërguar gjithë dashurinë dhe lutjet e mia për familjen dhe të dashurit e tij. Kënga jonë “Për ty” merr një kuptim krejtësisht të ri për mua tani. R.I.P ”, ka shkruar Rita.

Ajo ka publikuar edhe disa fotografi me të.

The post “E shkatërruar…nuk do ta harroj kurrë”, Rita Ora reagon për vdekjen e Liam Payne appeared first on Veriu.info.