Një polic ka vdekur sot në Prishtinë. Policia është njoftuar për rastin rreth orës 14:45.

“Kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në rrugën ‘Ahmet Korenica’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjentë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 47 vjeç, zyrtar policor”, ka njoftuar Policia.

Policia ka njoftuar se ka nisur hetim mbi vdekjen.

Kujtojmë se ditë më parë edhe një polic humbi jetën, ai nga Kaçaniku.