Duhej të ishte nata e madhe e Brazilit. Ajo e revanshit, siç kishte thënë Raphinha, ylli i Barcelonës, i cili donte fitoren me çdo kusht. Dukej si fundi i një epoke, pasi nga njëra anë mungonte ikona Lionel Messi, ndërsa nga ana tjetër nuk kishte arsye për të qeshur, me mungesën e Neymar. Në fund të fundit, doli më keq për Brazilin, sepse “albicelestët” treguan të gjithë forcën e tyre.

Skuadra e Scalonit, edhe pa numrin e saj 10, i shkatërroi verdhëjeshilët, duke i futur në telashe përsa i përket renditjes. Megjithatë, barazimi i Bolivisë i kishte siguruar tashmë Argjentinës një vend në Kupën e Botës 2026, para se të luante ndaj Brazilit, duke e mbrojtur atë si kampione në fuqi.

Më pas, Julian Alvarez dhe Enzo Fernandez vulosën epërsinë e tyre, e cila u zbeh për një moment nga Matheus Cunha. MacAllister realizoi golin e tretë përpara zëvendësimeve, ndërsa Giuliano Simeone shënoi golin e katërt dhe të fundit, duke vulosur fitoren 4-1.

Renditja e përditësuar

  1. Argjentina – 31 pikë
  2. Ekuadori – 23 pikë (3 pikë penalizim)
  3. Brazili – 21 pikë
  4. Uruguaji – 21 pikë
  5. Paraguaji – 21 pikë
  6. Kolumbia – 20 pikë
  7. Venezuela – 15 pikë
  8. Bolivia – 14 pikë
  9. Peruja – 10 pikë
  10. Kili – 10 pikë

Argjentina-Brazili 4-1
Shënues: 4′ Alvarez, 12′ Fernandez, 41′ MacAllister, 71′ Giuliano Simeone / 27′ Matheus Cunha.
Argjentina (4-2-3-1): Martinez; Molina, Romero, Otamendi, Tagliafico (76′ Medina); Paredes (82′ Palacios), Fernandez; MacAllister (76′ Paz), De Paul, Almada (68′ Simeone); Alvarez (82′ Correa). Trajner: Lionel Scaloni.
Brazili (4-2-3-1): Bento; Wesley, Marquinhos, Murilo (45′ Ortiz), Arana; André (84′ Ederson), Joelinton (46′ Joao Gomes); Rodrygo (46′ Endrick), Raphinha, Vinicius Junior; Matheus Cunha (69′ Savinho). Trajner: Dorival Junior.

The post Edhe pa Messin, Argjentina mbetet e madhe. Kampionët e botës në fuqi shkatërrojnë 4-1 Brazilin appeared first on Telesport.