David Trezeguet ka folur për Juventus-in e sotëm në një intervistë të dhënë për Fanpage.

“Diçka nuk po funksionon? E nisim nga fakti që Juventus historikisht ka pasur këtë idenë se llogaritë bëhen gjithmonë në fund.

“E vërteta, sipas statistikave, është se Juventus-i i vërtetë nuk është parë akoma. Në kampionat duhet të përmirësohet, në Kupën e Italisë është kualifikuar dhe në Champions duhet të bëhen pikë në dy ndeshjet e fundit.

“Tifozëve nuk u intereson për dëmtimet, për lojtarët që duhet të përshtaten, për problemet personale. Tek Juventus je pjesë e një klubi ku ka rëndësi vetëm fitorja, asgjë tjetër nuk i intereson publikut juventin”.

Vlahovic ka pasur disa fërkime me tifozët.

“Tek Juventus duhet të tregosh urinë për të fituar, pjesa tjetër nuk ka rëndësi përndryshe të largojnë. Kjo është ajo që kam mësuar unë nga Agnelli, Moggi, Giraudo dhe Bettega.

“Juventus kishte gjetur përsëri vazhdimësinë te fitoret dhe tani është në atë fazë që publiku të pret. Je në një klub ku mund të flasësh, por duhet të fitosh dhe nëse këtë nuk e ke kuptuar, duhet të ndërrosh skuadër”.

Inter-i ka ekspozuar trofeun e titullit të 2006-ës që iu hoq Juventus-it pas Calciopoli-t.

“E dimë të gjithë, edhe publiku interist: kampionati i 2006-ës është fituar në fushë nga Juventus-i duke treguar një forcë superiore ndaj Inter-it.

“Ndeshjet luheshin dhe ajo Juve kishte një skuadër të frikshme dhe më superiore ndaj skuadrave si Real, Barcelona dhe Bayern që ishin shumë të forta atë vit.

“Trofeu që ekspozon sot Inter-i është një gjë folkloristike. Besoj se shumë lojtarë të Inter-it e dinin se Juventus-i ishte superior dhe meritonte ta fitonte atë kampionat. Gjithçka tjetër është folklor”.

The post “Edhe tek Inter-i e dinin që ishim më të fortë”, Trezeguet: Vlahovic? Kush nuk kupton të ndërrojë ekip appeared first on Telesport.