Nëse ka përpjekje për destabilizim, MPB do të përgjigjet ashpër, paralajmëroi ministri i brendshëm Pançe Toshkovski pas takimit të kryesisë së BDI-së prej ku pyetën: A jeni gati? E nëse është fjalë për destabilizim, Toshkovski tha se nuk do të lejojë një gjë të tillë për shkak se institucionet i përcjellin të gjitha informacionet.
“MPB është e gatshme që t’u përgjigjet të gjitha sfidave në të ardhmen, sfida, qëllimi i të cilave është destabilizim i Maqedonisë, nëse ndodh diçka të tillë në të ardhmen, do të përgjigjemi ashpër. Shërbimet në kornizë të formave institucionale që i kemi në shtet ndërsa që po merren me këtë lloj kompetencash, kanë përcjellë dhe përcjellin informacione adekuate deri tek organe udhëheqëse dhe në kornizë të të njëjtave ua kanë përcjellë kryeministrit dhe presidentes”, theksoi Pançe Toshkovski, ministër MPB.
Kryesia e BDI-së të shtunën mbajti takim në selinë e partisë në Reçicë të Vogël pas çka në fotografinë e përbashkët shkruan se janë të gatshëm, por nuk thanë asgjë konkrete për çfarë e kanë fjalën.
“Atmosferë pune në selinë tonë në Tetovë edhe gjatë ditës së sotme. Ne jemi këtu dhe gati! “, thonë nga BDI.
Nga BDI-ja gjatë verës paralajmëruan se në muajin shtator do të kenë aktivitete në drejtim të mbrojtjes së legjitimitetit, gjë që u interpretua se në Reçicë të vogël përgatitet skenar për tensione etnike dhe destabilizim të shtetit.