Një tjetër goditje për presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino. Edhe Arsène Wenger, drejtori i zhvillimit të futbollit botëror në FIFA, është distancuar qartë nga projekti i debatueshëm që parashikonte krijimin e një shoqërie tregtare me hapjen e kapitalit për investitorë privatë.

“Vendimi për ta tërhequr projektin ishte absolutisht i domosdoshëm dhe i padiskutueshëm, sepse besoj fort te një FIFA e pavarur, në shërbim të futbollit me përkushtim, transparencë dhe integritet”, – deklaroi ish-trajneri legjendar i Arsenalit.

Wenger theksoi gjithashtu se nuk kishte pasur asnjë rol në këtë nismë: “Nuk kam qenë kurrë i përfshirë në këtë projekt, për ekzistencën e të cilit mora dijeni vetëm përmes mediave”. Deklaratat e francezit përbëjnë një tjetër goditje për Infantinon, pas dështimit të projektit “FIFA Forward Enterprise”.

Ditët e fundit, disa federata kombëtare kanë tërhequr mbështetjen për kreun e FIFA-s, ndërsa UEFA vazhdon të udhëheqë frontin kundërshtues ndaj drejtimit të tij. Klima brenda vetë FIFA-s duket gjithnjë e më e tensionuar dhe fjalët e një prej drejtuesve më të respektuar të organizatës tregojnë se mbështetja për Infantinon po zbehet gradualisht.

The post Edhe Wenger kundër Infantinos: Tërheqja nga ai projektit, zgjedhje e domosdoshme dhe e padiskutueshme appeared first on Telesport.