Ai ka publikuar një fotografi në Instastory ku shihet krah një vajze misterioze, por pa zbuluar fytyrën apo identitetin e saj.

Ajo që ka ngritur dyshime dhe kureshtje te fansat është mbishkrimi me humor që Edi i ka vendosur fotos: “Është AI”.

Pavarësisht këtij mbishkrimi, fotografia duket mjaft reale dhe detajet e saj lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një moment të vërtetë.

Që nga përfundimi i eksperiencës së tij në BBVK, ku filloi një romancë me Dolcen që përfundoi brenda pak kohësh po brenda atij reality show, Edi nuk është komentuar për ndonjë lidhje të re dashurie.

Kjo foto e fundit ka nxitur mennjëherë thashethanet se ish-banori mund të ketë nisur një histori të re, ndërsa mbetet për t’u parë nëse bëhet fjalë për një lidhje reale apo thjesht një ngacmim në rrjete sociale.

The post Edi në lidhje të re, vetë i dyti krah vajzës misterioze appeared first on Veriu.info.