Kanë kaluar vetëm dy javë që kur Luka Modriç nënshkroi me Milanin, por ndikimi i tij tashmë po ndjehet fuqishëm — veçanërisht në aspektin financiar.
Mesfushori legjendar kroat ka sjellë një gjallëri të re te “Rossonerët”, duke nxitur një bum të menjëhershëm në shitjen e biletave sezonale.
Sipas raportimeve, Milani ka shitur tashmë mbi 30.000 bileta sezonale – një shifër mbresëlënëse që është arritur madje përpara fillimit të shitjes së përgjithshme për publikun.
Vetëm 24 orë pas njoftimit zyrtar për transferimin e Modrić-it, u shitën mbi 1.500 bileta, një tregues i qartë se tifozët mezi presin ta shohin në veprim ish-yllin e Real Madridit në “San Siro”.
Për Milanin, ky nuk është vetëm një përforcim në fushë, por edhe një sukses i madh komercial, i cili pritet të zgjerohet më tej me afrimin e sezonit të ri.
