Egnatia nuk ka arritur dot të sigurojë kualifikimin historik për në Europa League. Koha e rregullt ndaj Lillestrom në Norvegji është mbyllur në barazim 1-1, por vendasit fituan 2-1 pas kohës shtesë prej 30 minutash.

Egnatia gjeti golin në minutën e 33-të, ku pas një krosimi të Fernando Medeiro nga goditja e këndit ishte Eljon Sota që shënoi me kokë. SHIKOGOLIN

Pjesa e parë u mbyll 0-1 për rrogozhinasit. Egnatia dominoi kundërshtarin edhe në pjesën e dytë. Në minutën e 62-të, Alessandro Albanese provoi të shënonte një supergol nga distanca, por ishte i pafat pasi topi përfundoi jashtë.

Në minutën e 75-të, Albanese provon sërish golin, por portieri kundërshtar tregohet i vëmendshëm duke devijuar goditjen e tij në fund. Në minutën e 82-të, vendasit barazuan shifrat 1-1, me golin e shënuar nga Sander Foss, pas asistit të Ylldren Ibrahimaj.

Koha e rregullt mbyllet 1-1. Ndeshja shkon në shtesën prej 30 minutash. Në minutën e 4-të të shtesës prej 30 minutash, vendasit gjetën golin me Thomas Olsen, i cili shënoi me një goditje të mprehtë, pas një krosimi në zonë nga Seund Akanji. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Lillestrom fiton 2-1.

Pavarësisht humbjes dhe eliminimit nga Europa League, Egnatia do të vazhdojë rrugëtimin e saj në Europë në Conference League, ku nesër do të mësojë edhe kundërshtarët.

The post Egnatia dorëzohet në shtesë, merr fund ëndrra për grupet e Europa League. Rrugëtimi vazhdon në Conference League (video) appeared first on Telesport.