Pjesa e parë mes Egnatias dhe Celje është mbyllur në barazim 1-1, në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues në Champions League.

Rrogozhinasit e nisën shumë mirë takimin duke gjetur golin që në minutën e 7-të. Pas një krosimi nga këndi të Altin Kryeziut dhe goditjes me kokë të Eneo Bitrit, topi u devijua nga një kundërshtar dhe përfundoi në rrjetë. SHIKOGOLIN

Në minutën e 16-të, Egnatia humb sulmuesin kryesor, Soumaila Bakayoko, i cili largohet i dëmtuar, del me barrelë nga fusha dhe në vend të tij aktivizohet Daniel Adjessa.

Barazimi i sllovenëve erdhi në minutat shtesë, ku barazuan shifrat me Mario Kvesic, i cili shtyu topin në rrjetë, pas një krosimi nga goditja e këndit nga Svit Seslar.

 

The post Egnatia e nis në mënyrë fantastike, por befasohet në fund të pjesës së parë (video) appeared first on Telesport.