Egnatia dështoi me turp sonte në betejën e saj për një biletë në arenën europiane, duke u eliminuar 5-0 që në turin e parë. Ndërkohë, Shkëndija e Tetovës dhe Drita e Gjilanit arritën fitore historike.

Egnatia u shkatërrua plotësisht në ndeshjen e kthimit përballë islandezëve të Breidablik. Skuadra shqiptare pësoi katër gola që në pjesën e parë. Ky është zhgënjim që lë shumë pikëpyetje për nivelin real të futbollit tonë.

Shkëndija e Tetovës siguroi kualifikimin në Shkup përballë TNS nga Uellsi. Pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë, kuqezinjtë fituan 2-1 pas vazhdimeve falë një autogoli të kundërshtarëve në minutën e 116-të. Skuadra tetovare tani përballet me Steaua Bukuresht në turin tjetër.

Për futbollin kosovar, nata u mbyll me një faqe të artë, Drita u bë klubi i parë nga Kosova që kalon raundin e parë të Ligës së Kampionëve. Skuadra nga Gjilani mposhti Differdange në Luksemburg 3-2, duke fituar me rezultat të përgjithshëm 4-2.

The post Egnatia turpërohet 5-0, Shkëndija dhe Drita na zbardhin faqen appeared first on Telesport.