Shqipëria U-19 luajti sot ndeshjen e fundit në grupin 4, për kualifikueset për Euro U-19, raundi i parë. Kuqezinjtë barazuan 2-2 ndaj Norvegjisë dhe e mbyllin në vend të tretë, duke mos arritur dot të kualifikohen më tej.

Pjesa e parë e takimit të sotëm të luajtur në “Shtëpinë e Futbollit” u mbyll 0-2 për miqtë, pjesa e dytë ishte më e mirë për kuqezinjtë. Në fillim të pjesës së dytë, ndodhi një situatë aspak e këndshme.

Shqipëria e nis direkt në sulm pjesën e dytë dhe fiton një 11-metërsh, pasi goditja e Oliver Blinit preket me dorë nga kundërshtari. Dy sulmuesët kryesorë të ekipit, Arman Durmishi dhe Gabriel Kulla gati sa nuk përplasen me styre se kush do të ekzekutojë penalltinë.

Penalltinë e merr përsipër Durmishi i cili është pjesë e Juventusit U-20 në Itali, Kullai cili është pjesë e Sassuolo U-20 nuk është dakord dhe madje bën me shenjë nga stoli, duke kërkuar zëvendësimin. Goditja e Durmishit ndalet nga portieri norvegjez. Pak minuta më pas Duemishi zëvendësohet, ndërsa Kulla bëhet protagonist duke shënuar dy herë dhe duke barazuar shifrat 2-2.

Pavarësisht se janë ende të rinj, por kjo sjellje nuk tolerohet. Një gjë mund ta themi me siguri të plotë, te klubet e tyre respektive Juventus U20 dhe Sassuolo U20 nuk do të guxonin kurrë ta bënin një gjest të tillë.

SHIKOVIDEON

The post Egoizmi në kulm. Dy sulmuesit e Shqipërisë U-19 përplasen se kush do të godasë penalltinë (video) appeared first on Telesport.