Skuadra e Çikagos fitoi 128-126 ndaj Juta Xhazit, një sukses që erdhi në sekondat e fundit për “Bulls”. Nikola Vuçeviç me 33 pikë u dallua për vendasit, ndërsa 43 pikët e Sansabaugh mbetën për statistikë për Juta Xhazin.

Jashtë fushe fiton Denveri, që mposhti 118-109 Dallasin. Xhamal Marrej me 33 pikë ishte më i miri në fushë. Edhe Toronto triumfon jashtë fushe, duke mundur 115-101 Indiana-n, ndeshje ky dyshja Ingram-Barnes realizoi 56 pikë.

Rikthehet te fitorja skuadra e LA Klipers, që falë 33 pikëve të Kavhi Leonard mundi 119-105 Uashingtonin. Ndërsa ekipi i Klivlendit triumfoi 133-107 në shtëpinë e Filadelfia-s, ku vendimtar ishte Mitçell me 35 pikë.

 

NBA-Rezultatet

Indiana – Toronto, 101-115

Filadelfia – Klivlend, 107-133

Çikago – Juta Xhaz, 128-126

Nju Orlins – Bruklin, 116-113

Dallasi – Denveri, 109-118

Sakramento – Nju Jorku, 112-101

LA Klipers – Uashingtoni, 119-105

The post Ekipet mysafire “bëjnë ligjin”, fitore për Klivlendin, Denverin dhe Çikagon appeared first on Alsat.