PSG-ja është në formë të jashtëzakonshme, por Luis Enrique u kërkon lojtarëve që të mos e humbin kujdesin përpara ndeshjes çerekfinale të Coupe de France kundër Stade Briochin të kategorisë së katërt:

“Futbolli kërkon rigorozitet të vazhdueshëm, nëse relaksoheni gjithçka rrezikon të humbet. Gjithmonë ekziston dëshira për t’u përmirësuar”.

Ndeshja kundër Lyon-it:

“E pashë ndeshjen përsëri, kishte pesë minuta, jo më shumë, ku ne luftuam për t’u mbrojtur. Por pjesa tjetër ishte e jashtëzakonshme në një fushë të vështirë. Skuadra bëri një ndeshje shumë të rëndësishme.”

Rotacioni:

“Si do ta menaxhojmë Ramosin? Siç kemi bërë deri tani. Ka një plan, ndeshja më e rëndësishme është kjo e radhës. Por ka një vizion të përgjithshëm për 10 apo 12 ndeshjet që do të luajmë këtë muaj.

“Ne duhet t’i qasemi këtyre ndeshjeve me një perspektivë globale të ekipit tonë. Ndryshimet mund të bëhen shumë natyrshëm.

“Për të luajtur sa më mirë kundër Liverpool-it, të gjithë duhet të kenë kohën e duhur të lojës dhe kjo është ajo që ne do të synojmë. Ramos është i rëndësishëm edhe kur nuk luan, jam i lumtur që kam një lojtar si ai”.

Kundërshtari:

“Në Coupe de France eliminohen më shumë se gjysma e skuadrave të Ligue 1. Kemi vuajtur kundër Espaly dhe Le Mans, është e pamundur të relaksohemi.

“Nesër do të vuajmë, nuk ka dyshim për këtë. Futbolli është një sport në të cilin nuk ka favoritë. Një ekip mund të fitojë një ndeshje duke sulmuar shumë pak”.

The post Ekipi i kategorisë së 4-t frikëson Luis Enrique-n: “Do të vuajmë” appeared first on Telesport.