Pas ndeshjes së sotme me Makedonija Gjorçe Petrov, ekipi U18 i FC Shkupit edhe zyrtarisht u kurorëzua me titullin kampion, për të dytin vit me radhë, përcjell TV21. Gjenerata U18 e FC Shkupit u shpall kampione e Maqedonisë për sezonin 2024/25 që në ndeshjen me Rabotniçkin, pas një fitoreje bindëse 3-0 në xhiron e parafundit.
