Një person ka ndërruar jetë në eksplodimin e bombolës së gazit në një shtëpi në Kumanovë, transmeton TV21.

Siç njoftuan nga SPB Kumanovë, sonte në ora 20:23 është denoncuar se në shtëpinë në rrugën “Gjorçe Petrov” në Kumanovë, është shkaktuar zjarr nga eksplodimi i bombolës së gazit.

“Më pas, nga eksplodimi ka ndërruar jetë pronari L.D.(60) nga Kumanova. Vdekjen e ka konstatuar mjeku, kurse hetimi është në rrjedhë”, thonë nga SPB Kumanovë.