Ditët e fundit u hap në Lima të Perusë dhe në Sao Paolo të Brazilit, ekspozita e veprave filmike të dalluara të CMG-së. Dokumentarët “Takimi me Xi Jinping”,“Rruga drejt lulëzimit” etj. janë transmetuar në mbi 30 media lokale, duke marrë vlerësimet e shikuesve.
Veprat filmike prezantojnë për audiencën vendase, vitalitetin e fuqishëm të Kinës në epokën e re. Gjithashtu pasqyrojnë vizionin e bukur midis Perusë dhe Kinës dhe mes Brazilit dhe Kinës, që ecin përpara së bashku duke arritur bashkëpunime përfituese. Publiku nga Peruja dhe Brazili tha se transmetimi promovoi shkëmbimet kulturore dhe rriti mirëkuptimin e dy vendeve për Kinën.

Ish-Ministri i Jashtëm peruan, Hector Bejar Rivera tha: “Takimi me Xi Jinping” është një dokumentar i mrekullueshëm për peruanët. Mendoj se marrëdhëniet Kinë-Peru janë veçanërisht të rëndësishme për Perunë. Politikat e Presidentit Xi pasqyrojnë pritshmëritë e përbashkëta të shumë njerëzve sot. Ato ofrojnë një perspektivë të re mbi globalizimin. Mbrojnë idenë që në një botë të bashkuar, të gjithë duhet të kenë mundësi të barabarta dhe të ndjekin një politikë të hapur. Ky koncept vlen jo vetëm për tregtinë globale, por edhe për të gjitha shkëmbimet kulturore.”

Analisti i politikave peruan Jorge Peraso tha:“Origjina e qytetërimit Inka ka shumë ngjashmëri me qytetërimin kinez. Rruga drejt zhvillimit është e pandashme nga forca kolektive dhe shpirti i unitetit. Në momente krizash, askush nuk mund të zhvillohet i vetëm. Zhvillimet e reja duhet të mbështeten tek përpjekjet e përbashkëta të komuniteteve. Mendoj s e ky është mesazhi i përbashkët i qytetërimit inkas dhe qytetërimit kinez, ndaj ne po e praktikojmë këtë koncept. Kina fokusohet në interesat e përbashkëta në procesin e zbutjes së varfërisë, i cili është gjithashtu parimi thelbësor i dy qytetërimeve tona të lashta. Rëndësia më e madhe e kësaj ngjarje është se simbolizon një dialog të thellë midis qytetërimit kinez dhe qytetërimit inkas.”

Producenti brazilian Giovanni Cardano tha:“Kam shumë interes të shoh këto filma dhe vepra televizive. Veprat filmike për Kinën më bëjnë të dëshiroj të vizitoj këto vende historike me interes për njerëzimin. Ajo që pashë në video ishte një Kinë moderne, me një ekonomi të begatë dhe arkitekturë moderne.”

Shkencëtarja braziliane e biomjekësisë Karin Nobrega tha:“Shpresoj që një ditë të shkoj në Kinë. Përmes këtyre veprave filmike dhe televizive, dua të kuptoj Kinën. Veprat që pashë tregonin një kulturë interesante dhe të shumëllojshme. Krejtësisht të ndryshme nga gjuha dhe kultura jonë. Siç thuhet në veprat filmike dhe televizive, komunikimi është themeli i gjithçkaje, ndaj mendoj se është shumë e dobishme për njerëzit e Kinës dhe Brazilit, të komunikojnë përmes ekspozitave filmike dhe televizive. Mendoj se do të ishte shumë e dobishme për të dyja palët.”(Çang Çuo)
