Real Madrid dhe Barcelona janë në krye të garës për të siguruar shërbimet e talentit meksikan Gilberto Mora. 16-vjeçari meksikan po shkëlqen me kombëtaren e tij në kampionatin Botëror për U-20, ku ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 2 asiste në 5 ndeshje.

Mora mund të luajë si sulmues i mirëfilltë, si mesfushor i majtë dhe në qendër të mesfushës. Për djaloshin mekikan ka interes thuajse nga të gjitha klubet e mëdha, po në krye të listës janë Real Madrid dhe Barcelona.

Mora nuk mund të transferohet në Europë pa mbushur 18 vjeç, ndërsa klubi meksikan, Tijuana, që ka kartonin e tij, kërkon të paktën 20 milionë euro për ta lënë të lirë.

The post “El Clasico” edhe në merkato, Real dhe Barcelona në garë për djaloshin që po “çmend” gjithë klubet e mëdha appeared first on Telesport.