Tensitja kazake Elena Rybakina, numri 5 në botë, është shpallur sot fituese e grand slam-it të Australian Open. Në finalen e luajtur në Melburn, ajo mundi 2-1 (6-4, 4-6, 6-4) bjellorusen Aryna Sabelanka (numri 1).

Një finale mjaft e bukur, që zgjati 2 orë e 20 minuta. Rybakina u hakmorr për humbjen e tri viteve më parë, duke triumfuar për herë të parë në karrierë në Australian Open. Për të ky është grand slam i dytë në karrierë (ka fituar edhe Wimbledon në vitin 2022).

Një turne i shkëlqyer për tenisten kazake, që eliminoi mjaft emra të njohur (Swiatek e Pegula). Për Rybakina kjo është finalja e katërt e humbur në një grand slam, ndërkohë që ka fituar po katër turne të tillë (2 herë Australian Open e 2 herë US Open).

 

The post Elena Rybakina është “mbretëresha” e Australian Open, mposht Sabalenka në finale appeared first on Telesport.