Amir Elezi nga VLEN në Click Plus në TV21 tha se pavarësisht fitores së sotme të AKI-së në zgjedhjet e përsëritura në Gostivar dhe Vrapçisht, VLEN-i shënon fitore në zgjedhjet lokale, pasi fitoi 10 komuna, përcjell TV21.
“VLEN del nga ky proces zgjedhor me 10 komuna të fituara dhe si partia e dytë në nivel të shtetit me numër të fituar të komunave pas VMRO-DPMNE-së, për fat të keq, edhe pse patëm një program të mirë zgjedhor dhe kandidatë të spikatur edhe në Vrapçisht, por edhe në Gostivar, verdikti i qytetarëve është i tillë që nuk fituan kandidatët tanë”, tha Elezi.
Elezi thotë se edhe në zgjedhjet e sotme, edhe pse nuk arriti të shënojë fitore, VLEN e ka rritur votën në Gostivar dhe Vrapçisht.
“Duke iu referuar zgjedhjeve të kaluara, dmth Valbon Limani ka pasur 17,000 vota, ndërkaq VLEN-i ka pasur 4,000 vota, dhe në rast se i shohim këto rezultate, VLENi ka rritje të performancës dhe të rezultateve. E pakontestueshme është që fiton AKI-ja dhe kandidati i tyre, shqetësuese për AKI-në është se ka rënie të votave, edhe në Vrapçisht, por edhe në Gostivar. VLEN-i ka rritje. Për ne është inkurajuese që kemi rritje të performancës dhe të votave, sigurisht ndihim në këtë rezultat ka ndoshta edhe kandidatura e Nevzat Bejtës”, theksoi Elezi.
